6 muaj burg për mjekun që kërkoi 30 euro ryshfet

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E. E. në kohëzgjatje prej gjashtë muaj burgim dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej një viti, nga dita kur aktgjykimi të marrë formën e prerë. I akuzuari më datë 22.05.2012 në cilësinë e mjekut në Spitalin Regjional në Gjilan ka kërkuar dhe pranuar të holla në shumën prej 30 euro nga e dëmtuara L. H. për lëshimin e tre raporteve specialistike. I akuzuari është gjykuar për këtë vepër edhe vite më parë, mirëpo Gjykata e Apelit ka rikthyer lëndën në rigjykim. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.