6 të vdekur në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë

Ekipet mjekësore tashmë kanë arritur të transportojnë shumicën e të lënduarve në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë. Sipas informatave zyrtare nga Alsat-M, numri i viktimave ka arritur në gjashtë.Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori”.