690 qytetarë gjobiten për mos respektim të ligjit anti-COVID

Përderisa situata e pandemisë COVID-19 është mjaftë e rënduar, gjithashtu edhe qytetarët janë të obliguar për respektimin e masave të cilët u morën kohë më parë në bazë të ligjit anti-COVID.

Për mos-respektim të këtij ligji, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 690 tiketa për qytetarë të ndryshëm.

Duhet përkujtuar që vendosja e maskës, respektimi i distancës dhe respektimi i orës policore janë vetëm disa nga masat e vendosura nga institucionet në vend.