723 pacientë në trajtim nga COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës vazhdojnë të trajtohen një numër i konsiderueshëm i pacientëve si pasojë e Sars- Covid.

Sipas raportimeve nga klinikat Covid të QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, numër i pacientëve që po trajtohen është 723 pacientë.

594 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë,
31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

562 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 296 pacientë
14 prej tyre në gjendje të rënduar
231 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
254 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive 110 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 64 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno) 12 pacientë
Klinika e Pulmologjisë me 87 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 427 pacientë

17 prej tyre në gjendje të rënduar
363 të konfirmuar pozitivë
308 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 54 pacientë
Spitali i Gjakovës, 77 pacientë
Spitali i Pejës, 92 pacientë
Spitali i Gjilanit, 76 pacientë
Spitali i Ferizajt, 59 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë