73 kanadezë në mesin e 176 të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit në Iran

Tre britanezë dhe 73 kanadezë janë në mesin e 176 të vrarëve në aeroplanin ukrainas i cili u përplasë afër Teheranit në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Aeroplani ‘Boeing 737’ raportohet se u rrëzua për shkak të disa problemeve teknike por nuk dihet saktë se çka e ka shkaktuar prishjen e tij, përcjell lajmi.net.

‘Boeing 737’ u rrëzua pas tre minutave të ngritjes nga aeroporti iranian ‘Imam Khomeini’ në Teheran, raporton agjencia e lajmeve shtetërore ‘Fars’.

Ende është e paqartë nëse ky incident është i lidhur me tensionet ndërmjet Iranin dhe Shteteve të Bashkuara.