74-vjeçarja shpëtohet e gjallë nga rrënojat 227 orë pas tërmetit në Turqi

Një grua 74-vjeçare është shpëtuar e gjallë nga rrënojat 227 orë pasi dy tërmetet e fuqishme goditën Turqinë jugore, raporton Anadolu.

Cemile Kekeç u shpëtua në provincën Kahramanmaraş, vendi ku ishte epiqendra e tërmeteve të 6 shkurtit me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë.

Kekeç u dërgua në spitalin më të afërt.

Sipas shifrave të fundit, si pasojë e tërmeteve në Turqi jetën e kanë humbur të paktën 35.418 persona dhe 105.505 të tjerë janë plagosur.