75% e mjeteve të Mbrojtjes Civile në Gaza jashtë funksionit

Mbrojtja Civile e Gazës ka njoftuar se tre nga katër automjete të saj janë jashtë shërbimit për shkak të mungesës së karburantit dhe pajisjeve të nevojshme për riparim.

Në një deklaratë në Telegram, institucioni theksoi se intensiteti i sulmeve ajrore izraelite ndaj banesave po rritet, duke e bërë të pamundur reagimin ndaj thirrjeve emergjente të qytetarëve.

“Po përballemi me mungesë të theksuar të burimeve jetike – veçanërisht karburantit, pajisjeve të shpëtimit, pjesëve të këmbimit dhe mjeteve për riparim të automjeteve,” thuhet në deklaratë.

Më tej, shtohet se Izraeli “vazhdon të bllokojë hyrjen e karburantit, edhe në sasi minimale, të domosdoshme për shërbimet humanitare”.

Mbrojtja Civile paralajmëroi se të gjitha shërbimet e saj mund të ndërpriten plotësisht brenda 72 orëve nëse nuk lejohet furnizimi me karburant. /mesazhi