8 viktima dhe 134 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Virusi Korona i mori jetën edhe të 8 personave. Numri i viktimave nga CoVid-19 në vend arriti në 201. Në Klinikën Infektive humbën jetën një 65 vjeçare, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçar. Në Spitalin “8 Shtatori” nuk mundën të mbijetojnë dy 77 vjeçarë. Në Klinikën e Urologjisë vdiq një 86 vjeçar nga Kumanova. Ndërkaq, dy të vdekurit më 13 qershor nga Tetova, sot i diagnostikuan pozitiv teste post-mortum.

Ministria e Shëndetësisë
Shkup 5 të vdekur – total 62
Tetovë 2 të vdekur – total 32
Kumanovë 1 i vdekur – total 29

Në 24 orët e fundit u shëruan 34, ndërsa nga 1173 teste e bëra u regjistruan 134 raste të reja me CoVid-19. Në Shkup 97 raste të reja, gjithsej 1995 raste. Në Tetovë 11 raste, gjithsej 441.
Në Kumanovë 5, gjithsej 651. Në Resnjë 7, Strugë 3, nga 2 në Kërçovë dhe Krushevë. Kurse nga 1 rast u shënuan në Manastir, Prilep, Veles, Kavadar, Vallandovë, Kratovë dhe Negotinë.

Numri i të prekurve në vend arriti në 4.289, raste aktive janë 2.331 ose 574 më shumë se të shëruarit. Mbi 45 mijë testet e bëra deri më sot, gjithsej 9,5% kanë rezultuar pozitiv. Ndërkaq, vendet e rajonit kanë bilanc më të ulët krahasuar për kokë banori. Shqipëria me mbi 1500 të prekur ka vetëm 36 të vdekur, Kosova me mbi 1400 të prekur ka vetëm 32 viktima. Greqia me mbi 3100 të prekur ka 183 të vdekur, Bullgaria prej mbi 1700 të prekurve kanë vdekur 174 dhe Serbia me mbi 12.300 të infektuar ka vetëm 254 viktima.