860 besimtarë nga Kosova, kanë udhëtuar për ta kryer Haxhin

Besimtarët kosovarë që sivjet kanë nis shtegtimin për të kryer një nga kushtet e fesë Islame-Haxhin, pasi kanë arritur në Mekën e bekuar, ku janë akomoduar, tashmë kanë kryer Umren, dhe janë në pritje të nisjes për kryerjen e kushteve të Haxhit, të cilat i nisin ditët në vijmë.

Tanimë, besimtarët tanë, të cilët u janë bashkangjitur në këtë shtegtim milionave besimtarëve nga e gjithë bota, në Mekën e bekuar po bëjnë lutje, ibadet e po adhurojnë Allahut e madhëruar.

Bashkë me besimtarët në Mekë për të kryer Haxhin është edhe i pari i Bashkësisë Islame të Kosovës Myftiu, Naim ef. Tërnava.

Nga Kosova sivjet për ta kryer haxhin kanë udhëtuar 860 besimtarë./Mesazhi.com/