Ballina Lajmet Kosovë ​Çështja e presidentit, Kurti: Nëse shkojmë në zgjedhje do t’i humbim së...

​Çështja e presidentit, Kurti: Nëse shkojmë në zgjedhje do t’i humbim së paku dhjetë milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nëse shkojmë në zgjedhje të reja, buxheti i shtetit do t’i humb dhjetëra milionë euro.

Sipas tij LDK dhe PDK nuk po janë të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje, raporton KosovaPress.

“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja së paku 10 milionë euro ato kushtojnë, nëse shkojmë në zgjedhje të reja do t’i humbim dhjetëra milionë euro si shtet dhe nëse shkojmë në zgjedhje të reja nuk do të kemi zgjidhje… U takova me LDK-në, PDK-ja refuzoi takimin, thjeshtë nuk po më duken të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje….U tha që VV nuk bën t’i ketë tri pozitat…”, tha Kurti.

Këto komente kryeministri Kurti i bëri pas përurimit të renovimeve në Klinikën e Kardiologjisë.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, afati për zgjedhjen presidentit nga Kuvendi i Kosovës është deri më 28 prill.