A e di se çfarë është humbja?

Dr. Mustafa Mahmud (r.a)

“O biri im,

A e di se çfarë është humbja?

Humbja, o biri im, është të jetosh me iluzionet e lavdërimit që të bëjnë njerëzit dhe mashtrimit të perdes së bukur, që Allahu ka bërë për ty;

Humbja, o biri im, është të të përmendin në tokë, ndërkohë që banorët e qiellit nuk të njohin;

Humbja, o biri im, është të kesh mësuar ajetin:

“Rrobat tuaja pastroji”,

e të harrosh ajetin: “Adhurimin e çdokujt tjetër, përveç Allahut, braktise” – (Kur’ani, El-Mudethir: 4-5)

O biri im, humbja është të punosh larg rrugës së vërtetë, ndërkohë që ne na ka mbërritur, se disa njerëz kanë punuar vepra, pas së cilave kanë shpresuar mirësi të madhe, por ata janë hutuar nga rruga e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, e kjo ka qenë dëshpërim dhe humbje për ta:

“Dhe iu drejtuam asaj, së cilës kanë punuar prej veprave, dhe e bëmë pluhur të shpërndarë!” – (Kur’ani, El-Furkan: 23)

_________________

Dr. Mustafa Mahmud