Ballina Artikuj Ne lidhje me zhurmën që po bëhet per Hoxhën e nderuar, Dr....

Ne lidhje me zhurmën që po bëhet per Hoxhën e nderuar, Dr. Bashkim Aliu!

Hoxhë. Dr. Zenel Hajdini

𝐊𝐮𝐫 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐚𝐭 𝐯𝐢𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐩𝐫𝐨𝐯𝐞̈, 𝐤𝐚𝐫𝐚𝐤𝐭𝐞𝐫𝐢 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐥𝐚𝐬𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐳𝐡𝐮𝐫𝐦𝐚!

Ka njerëz që jetën e tyre ia kushtojnë dijes, fesë, edukimit dhe shërbimit ndaj njerëzve. Ka hoxhallarë që për vite të tëra kanë qenë burim i dijes, këshillës dhe udhëzimit për shumë njerëz. Nga fjala e tyre kanë përfituar breza të tërë, në mexhliset e tyre janë edukuar zemra dhe nëpërmjet dijes së tyre shumëkush ka gjetur përgjigje, qetësi dhe rrugëdalje.
Është e dhimbshme kur një njeri me një bagazh të tillë shërbimi gjendet papritur përballë një shpifjeje që rëndon mbi emrin dhe dinjitetin e tij. Por, duhet ta kemi të qartë një gjë: një akuzë nuk e fshin një jetë të tërë shërbimi, as një zhurmë e çastit nuk mund ta zhbëjë kontributin e shumë viteve.
Nuk është e drejtë që njerëzit të nxitojnë të gjykojnë, të përhapin fjalë dhe të ndërtojnë bindje mbi thashetheme e pretendime të paverifikuara. Feja jonë na mëson drejtësinë, maturinë dhe kujdesin në ruajtjen e nderit të tjetrit.
Mos lejoni që një shpifje ta mbulojë një jetë të tërë kontributi! Mos lejoni që emocionet e çastit të bëhen gjykatëse të së vërtetës!
Nderi i njeriut është i shtrenjtë, fjala është përgjegjësi, ndërsa shpifja është padrejtësi e rëndë.
Vlerat e një njeriu nuk maten me zhurmën që bëhet rreth tij, por me gjurmët që ka lënë në jetën e njerëzve.

Hoxhë. Dr. Zenel Hajdini