Ballina Jeta Shëndetësi A e dinit?i Truri ynë fle vetëm 20–30 minuta, ja pse zgjimi...

A e dinit?i Truri ynë fle vetëm 20–30 minuta, ja pse zgjimi në mëngjes është vendimtar për shëndetin

Neuropsikiatrja Aurora Dollenberg ka ndarë disa këshilla të rëndësishme për cilësinë e gjumit dhe orarin optimal të zgjimit, gjatë një interviste në emisionin Shije Shtëpie në Tv Klan.

Sipas saj, zgjimi shumë herët në mëngjes, veçanërisht në orët 4:00–5:00, nuk është i favorshëm për trurin, pasi i ftohti dhe errësira e atyre orëve përbëjnë një “jomikëpritje” për aktivitetin mendor.

Dollenberg thekson se ora 7:00 konsiderohet më optimale për zgjim, ndërsa ndërprerjet e shpeshta të gjumit gjatë natës pengojnë arritjen e fazës së thellë, duke bërë që personi të ndihet i lodhur, i irrituar dhe me humor të ulët njësoj si të mos kishte fjetur fare.

“Një zgjim shumë i hershëm nuk është shumë i mirë për trurin. I ftohti dhe errësira e mëngjesit janë në vetvete jomikëpritja më e mirë për trurin në momentin që ai zgjohet. Prandaj ora 7:00 është orari më optimal. Për ata që zgjohen në orën 4:00-5:00, niveli i trurit në atë orar është shumë i lartë. Gjumi ndahet në dy faza kryesore, në gjumin sipërfaqësor, që ne e quajmë fazën e remit, ku sytë lëvizin dhe muskujt janë akoma në lëvizje, në ëndërrojmë dhe ne ëndërrojmë. Kjo është faza e parë dhe më e gjatë, e cila shkon 5 deri në 6 orë sipas individit.

Duhet të theksojmë që truri fle vetëm 20-30 minuta. Pra për gjysmë ore truri jonë stakohet dhe ka mundësi që të relaksohet nga gjithë ato mendime dhe procese vendimmarrëse, që ne kemi gjatë ditës. Pra nëse nuk flemë pa ndërprerje për 5 orë të paktën, ne nuk e arrijmë dot atë gjumin e thellë. Pra nëse trurin nuk e stakojmë për 30 minuta, atëherë nuk ka lidhje nëse ke fjetur 10 orë resht, kur nuk kemi arritur që të flemë pa ndërprerje për 5 orë. Të nesërmen në mëngjes, ky tru që është ndërprerë disa herë gjatë fjetjes, ky person të nesërmen është po aq i lodhur dhe i flustruar, me humor të keq dhe depresiv, sikundër si dita e parë, ku nuk kishte fjetur akoma”, tha neuropsikiatrja.