Ballina Lajmet Rajon dhe Botë A shpjegohet me këtë miqësi urrejtja e Ramës ndaj protestuesve, si këta...

A shpjegohet me këtë miqësi urrejtja e Ramës ndaj protestuesve, si këta të fundit të ishin gazalinj?

Era e të vepruarit me manual sionist kundër popullit që të ka votuar

Mos ka parë ndokush ndonjë shenjë njerëzillëku te Netanyahu karshi Gazas, popullit të atyshëm, grave e fëmijëve? Kurrë, absulotusht jo!

Mos ka dalluar ndokush te ai një fare empatie ndaj tyre? Aspak!

Mos gjuha e tij së paku njëherë ka shprehur mëshirë ndaj asaj mase njerëzore pa armë në duar? As që bëhet fjalë.

Për të, të gjithë janë terroristë. Edhe një foshnjë e sapolindur.

Mos ka shpresuar kush se ai do shfaqë ndonjë reflektim të brendshëm ndaj mizorive të kryera dhe do i kthehet arsyes? E paimagjinueshme të ndodhë.

E pra, nisni të bëni një paralele mes mikut për kokë tashmë të Netanyahut, Edi Ramës, dhe popullit që proteston ndaj tij.

Gati në çdo aspekt, Rama i qaset protestuesve si Netanyahu gazalinjve. Nuk ka vrarë e masakruar me bomba në gati tre javë; por me gjuhë po. Nuk ka pyetur aspak se aty, në protestat ndaj tij ka plot arsye për të protestuar, siç ka te gazalinjtë plot arsye për të luftuar kundër një pushtuesi që u ka marrë gjithçka në 80 vjet, por i ka grirë pa mëshirshëm në çdo fjalë që ka nxjerrë ndaj tyre.

Nuk ka reflektuar aspak mbi nënat në protestë, familjarët, pensionistët, mbi çfarë është shkruar në pankartat e tyre, mbi atë çfarë ata kanë pritur e presin nga ai dhe në fund janë zhgënjyer, po i ka futur paskrupullsisht në thesin e sajuar të konsiracionit ndaj Shqipërisë. Nuk ka treguar ndaj tyre qoftë dhe një respekt minimal, një përulësi minimale, por ka zgjedhur t’i vrasë me përtallje, bullizim ekstrem, përçmim të padurueshëm.

Nuk ka marrë në konsideratë që mes atyre mijëra protestuesve janë dhe me qindra që kanë votuar atë, i kanë besuar, kanë menduar se është i duhuri për të qeverisur, por jo, është turrur egërsisht ndaj tyre me të gjitha marifetet e gjuhës e jo vetëm, për t’i bërë të heshtin, të shuhen.

Ja pra, ky është Netanyahu i ynë përballë popullit të tij protestues. Dhe Netanyahu nuk ka vetëm egërsinë si qënie, ka dhe djallëzinë, edhe paturpsinë. Është e provuar tashmë kjo kur dhe politikës amerikane po i vjen në majë të hundës prej tij. Dhe miku i tij në Tiranë po shndërrohet në kopje të tij në trajtimin e popullit të vet.

Për tre javë u ka mveshur njerëzve që qeveris por që nuk pranojnë të keqqeverisen ndaj tij, të zeza që ai vetë i ka, keqsjellje që vetë janë tipike të tij e gjuhëndotëse që del rregullisht prej gojës së tij. Tani, si mundet të thuash se ky njeri ka ndopak dashuri për ata njerëz, për atë popull, që është dhe lënda e parë e një qeverisjeje me principe. E kundërta: protestat te ai përkthehen si një “7 tetor” ku atij i është rënë në qafë dhe kjo është ana e dhimbshme e asaj që po ndodh me këtë njeri, i cili po vepron me manual sionist kundër popullit të vet. Po, me këtë sy duhet parë.

Mos prisni që ai të reflektojë apo të urtësohet nga kjo që po ndodh, sepse i janë shuar të gjitha vatrat e ndjeshmërisë njerëzore ndaj popullit që qeveris. E kjo, si të merrte leksione nga Netanyahu. Tek e fundit, a nuk e pranoi publikisht se i dridheshin këmbët nga Netanyahu duke e parë këtë të fundit si idhull. Kë, një gjenocidist, një kriminel të regjur me vulë ndërkomëtare. E si mund të pritet që ta dojë tani popullin e tij ky i vetëposhtëruar ndaj Netanyahut dhe poshtërues i bashkëkombasve të tij.

Ai tashmë ka një manual sionist përpara, i cili shkon me karakterin e tij. Dhe aty nuk ka Shqipëri, por zien një ego e çmendur e tij për famë e pushtet, e cila s’mund të ketë kurrë mbarësi por vetëm e mbrapshti.

Ai tashmë është thjesht Netanyahu dhe protestuesit janë Gaza e tij! /tesheshi