Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan: Samiti i NATO-s dhe ai i shteteve turke do ta kthejnë...

Erdogan: Samiti i NATO-s dhe ai i shteteve turke do ta kthejnë Ankaranë në qendër të diplomacisë globale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha sot se vizibiliteti ndërkombëtar i Ankarasë do të rritet ndjeshëm me samitet e ardhshme të NATO-s dhe shteteve turke, duke e pozicionuar kryeqytetin si një qendër diplomatike globale, transmeton Anadolu.

Duke folur në takimin e Bordit Qendror Vendimarrës dhe Ekzekutivit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Qendrën e kongreseve të partisë në Ankara, Erdogan tha se samitet do të forconin rolin e Ankarasë në skenën ndërkombëtare.

“(Me samitet e NATO-s dhe Organizatës së Shteteve Turke) vizibiliteti ndërkombëtar i Ankarasë do të rritet si kurrë më parë dhe kryeqyteti ynë do të bëjë emër për vete si një qendër e diplomacisë globale”, tha ai.