Abazoviq: Ofrojmë qeveri të pakicës që synon zhbllokimin e rrugës drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, njëherësh lider i Lëvizjes Qytetare URA, ka thënë se koalicioni “E zeza në të bardhën” ofron krijimin e një qeverie të pakicës, e cila sipas tij, është zgjidhje për krizën qeveritare.

Në një konferencë për media, Abazoviq ka njoftuar se oferta për mbështetje për qeverinë pakicë do t’u dërgohet 81 deputetëve dhe në të nuk do të ketë vend për DPS-në dhe DF-në. Ky model sipas tij është një zgjidhje e mundshme e krizës politike.

“Ne ofrojmë të krijojmë një qeveri të pakicës, të mbështesim të gjithë, do të ofrohen 81 deputetë në parlament, me dëshirën që konsensusi të jetë sa më i gjerë dhe të paktën 49 deputetë”, raporton RTCG.

Abazoviq tha se qëllimi i saj është zhbllokimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu shtoi se partnerët ndërkombëtarë po kërkojnë stabilitet, i cili duhet të arrihet nga forcat e brendshme në vend.

“Nëse dikush ka një zgjidhje që është e qëndrueshme, ne jemi këtu për ta dëgjuar atë”, tha Abazoviq, duke deklaruar se koncepti i tyre është i qartë.

Ai gjithashtu thekson se zgjedhjet mbeten një opsion i hapur dhe se mandati duhet t’u kthehet qytetarëve. Nëse nuk i realizon dot idetë e tij nga qeveria, siç tha ai, nuk është problem që ata të largohen. /koha