Abdixhiku pas takimit me Kurtin: I bëmë një sqarim dhe i dorëzuam një ofertë

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka përfunduar takimin me kryeministrin e vendit Lumir Abdixhiku. Ai pas takimit ka thënë se kryeministrit i kanë bërë një sqarim dhe i kanë ofruar një ofertë në lidhje me dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se Kurtit i sqaruan edhe njëherë se i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet që kanë pasur si qeveri e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Ndërsa i kanë bërë një ofertë, në lidhje me atë se cili është vizioni dhe pozicioni politik i LDK-së në lidhje me dialogun me Serbinë, duke thënë se LDK-ja kërkon që të ruhet uniteti territorial i vendit, të ketë njohje të ndërsjellët të të dyja vendeve si dhe të respektohet vendimi i GjND-së për statusin e Kosovës.

Pjesa nga fjala e tij:

Bëmë një qartësim, një kërkesë dhe një ofertë, qartësimi

Një rekonfimruar se të gjitha dokumentet i kanë dorëzuar

Bëmë një ofertë, i dorëzuam kryeministrit pozicionin politik, kryeministri ka një dokument pozicionin politik për LDK, parimet që duhet Kosova ti mbroj, sepse janë diskutime, mbi ruajtjen e karakterit unitar, rezultati final që duhet të jetë njohja e ndërsjellët, përderisa kryeministri e ka këtë dokument mund ta përdor këtë dokument, derisa punon në bazë të saj LDK është e gatshme për bashkëpunim.