Adoleshenti Britanik që drejtonte grupin e hakerëve Lapsus$, një milioner i krimit kibernetik

Është një grup i ri por që mori vëmendje të madhe pas disa sulmeve kibernetike ndaj kompanive madhore si Microsoft.

Një 16 vjeçar nga Oksfordi është akuzuar si një prej liderëve të grupit të krimit kibernetik Lapsus$. Adoleshenti kishte grumbulluar një pasuri prej 14 milionë dollarësh duke hakuar dhe u zbulua nga hakerë rivalë.

Policia e Londrës tha se kishte arrestuar 7 adoleshentë por nuk tha nëse 16 vjeçari është pjesë e tyre.

Me pseudonimin “White” ose “Breachbase” adoleshenti i cili ka autizëm mendohet të jetë pas grupit famëkeq të hakerëve Lapsus$.

Është një grup i ri por që mori vëmendje të madhe pas disa sulmeve kibernetike ndaj kompanive madhore si Microsoft.

Babai i djaloshit tha se nuk kishte pasur dijeni fare dhe se mendonte që djali i tij luante video lojëra. “Ne jemi përpjekur në mënyrë të vazhdueshme që të mos qëndrojë me orë të tëra para kompjuterit,” tha Ai.

Grupi Lapsus$ operon një kanal në Telegram me 47 mijë ndjekës. /PCWorld Albanian