Afër të shpëtohet 5-vjeçari i ngujuar në pusetën në Marok – VIDEO

Ekipet e shpëtimit që po tentojnë te shpëtojnë 5-vjeçarin i cili ka rënë në një pus të thellë prej 32 metrash në Marok, janë në fazën përfundimtare për ta shpëtuar.

Ata kanë punuar gjatë natës për të arritur te djali, i cili ra në pus para katër ditësh.

Operacioni i vështirë ka tmerruar Marokun në ditët e fundit dhe mijëra njerëz janë mbledhur në vendin e ngjarjes. Frika për rrëshqitje të mundshme të dheut e ka bërë operacionin e shpëtimit edhe më të rrezikshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar pa ndalur për shpëtimin e tij, kurse i gjithë Maroku ka përcjellë ngjarjen për të. /koha