Afganistan, sulm me bombë në ndërtesën qendrore të grupeve shiite në Kabul

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën pas një sulmi vetëvrasës kundrejt një qendre të kulturës në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e sigurisë theksuan se është kryer një sulm vetëvrasës në ndërtesën e një qendre të kulturës ku gjendet edhe agjencia e lajmeve e quajtur Sesi (Ava), e cila gjendet në rajonin e 6-të të Kabulit.

Sipas deklaratës së dhënë për AA nga zyra e zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, në sulm sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën të paktën 30 persona, ndërsa janë plagosur 40 të tjerë. Zyrtarët janë të shqetësuar se numri i viktimave mund të rritet.

Dëshmitarët okularë theksojnë se pas sulmit vetëvrasës një sulmues tjetër ka hyrë brenda dhe ka nisur të hap zjarr.

Brenda qendrës kulturore e quajtur “Tabjan” dhe e cila dihet se është e grupit shiit Hazara, një ndër grupet më të mëdha etnike të vendit ndodhen organizata të ndryshme, si agjencia e lajmeve dhe qendra arsimore.

Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.