Afganistan, vriten 8 zyrtarë të komisionit zgjedhor nga talebanët

Të paktën 8 persona u vranë në një sulm me bombë ndaj zyrtarëve të Komisionit të Pavarur Zgjedhor në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Komisionit Zgjedhor, Aziz Ibrahimi, tha se sulmi ndodhi mbrëmë në Maruf në provincën jugore afgane të Kandaharit.Ai tha se zyrtarët e Komisionit Zgjedhor ishin objektiv i sulmit gjatë regjistrimit të votuesve në stacionin e policisë në atë qark.

Ministria afgane e Mbrojtjes tha se militantët talebanë kryen një sulm në një stacion policor duke aktivizuar mjetin shpërthyes në katër automjete të cilat ishin vjedhur më parë.

Lëvizja militante talebane mori përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi i Kandaharit ka ndodhur në mes të bisedimeve të paqes që delegacioni taleban në Katar i zhvillon me delegacionin e SHBA-ve.