Afrin, ULS merr zonën ku ndodhej një kamp terroristësh

Në vazhdën e operacionit “Dega e Ullirit”, Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) sot herët në mëngjes morën një vend shumë të rëndësishëm ku ndodhej një bazë e terroristëve të YPG/PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëtarët e ULS-së mëngjesin e sotëm hynë në një konflikt të ashpër të armatosur kundër terroristëve të YPG/PKK-së pranë fshatit Omeranli në qarkun sirian Sheran në kufirin turko-sirian.

Forcat e opozitës siriane arritën të çlirojnë zonën ku ishte vendosur baza e terroristëve me kampin e trajnimit të terroristëve.