Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, ka përfunduar intervistimin e tij në Hagë.
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku sot është paraqitur para Prokurorit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Intervistimi i tij ka përfunduar dhe këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, avokati i tij, Artan Çerkini.
Përveçse ka përfunduar intervistimi, Çerkini nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër.
“Zotëri Çeku është paraqitur para prokurorit sot. Intervisitmi i tij ka përfunduar. Kjo është e tërë që mund të ju them për momentin”, ka thënë shkurt për lajmi.net Çerkini.
Theksojmë se ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku ishte ftuar më 3 shtator nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.