Vladimir Putin duhet të marrë përgjegjësinë për sulmin e me agjentin nervor Novichok në Salisbury, tha ministri i sigurimit Ben Wallace.
Duke folur në programin e BBC Radio 4, Wallace tha se përfundimisht presidenti rus ishte pas helmimit.
Ish agjenti rus Sergei Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij Yulia, 33, u helmuan me Novichok më 4 mars.
Zyrtarët e Britanisë së Madhe do të informojnë të enjten Këshillin e Sigurimit të OKB mbi dy persona të dyshuar për kryerjen e sulmit.
Prokurorët thonë se ka dëshmi për të akuzuar palën. Ndërsa kryeministrja britanike u shpreh se të dyshuarit jenë oficerë të shërbimit informativ ushtarak të Rusisë, GRU.
Wallace tha se qeveria e Putinit kontrollon, financon dhe drejton inteligjencën ushtarake, GRU, duke shtuar se askush nuk mund të thoshte se udhëheqësi rus nuk ka nën kontrollin e shtetit të tij.
Moska mohon çdo përfshirje në sulmin.
Theresa May u tha të mërkurën, se të dyshuarit kishin hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me pasaporta ruse duke përdorur emrat Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov.
Ajo tha se helmimi nuk ishte “një operacion mashtrues” dhe ishte, pothuajse me siguri, i miratuar në një nivel të lartë të shtetit rus./Ora News