Ballina Lajmet Kosovë Agon Bytyqi rizgjidhet zëvendësdrejtor i AKI-së edhe për një mandat pesëvjeçar

Agon Bytyqi rizgjidhet zëvendësdrejtor i AKI-së edhe për një mandat pesëvjeçar

U.D e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti kanë nënshkruar vendimin që Agon Bytyqi të vazhdojë edhe për pesë vitet e ardhshme detyrën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Haxhiu ka thënë se provoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit.

Në fund, krerët e shtetit kanë falënderuar Bytyqin për punën e deritanishme dhe i kanë uruar mbarësi në mandatin e ri.