Ai dhe Profeti Muhamed a.s

Hoxhë Vladimir Kera

1- Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i ditur, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: frikësoju Zotit bëhesh njeriu më i ditur.
2- Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i pasur, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: bëhu i kënaqur me atë që ke do të jesh njeriu më i pasur.
3- Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i drejtë, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: dëshiro për njerëzit atë që dëshiron për vete do të bëhesh njeriu më i drejtë.
4- Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i mirë, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: bëhu i dobishëm për njerëzit do të jesh njeriu më i mirë.
5- Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i veçantë, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: shpeshtoje të përmendurit e Zotit do të bëhesh njeriu më i veçantë.
6- Ai tha: dëshiroj që të më kompletohet imani (besimi), Pejgamberi a.s. iu përgjigj: përmirësoje moralin-sjelljen tënde do të plotësohet imani (besimi).
7- Ai tha: dëshiroj që të bëhem prej të mirëve (prej muhsininëve), Pejgamberi a.s. iu përgjigj: adhuroje Zotin sikur je duke e parë Atë, edhe pse ti nuk e sheh Atë Ai të sheh ty, kështu bëhesh prej të mirëve.
Ai tha: dëshiroj që të bëhem prej atyre që i nënshtrohen Zotit, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: kryej farzet e Zotit bëhesh i nënshtruar ndaj Tij.
9- Ai tha: dëshiroj që ta takoj Zotin duke qenë i pastër nga mëkatet, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: pastrohu nga papastërtia (xhunubllëku) do ta takosh Zotin i pastër nga mëkatet.
10- Ai tha: dëshiroj që të ringjallem Ditën e Kiametit në dritë, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: mos i bëj të padrejtë askujt do të ringjallësh Ditën e Kiametit në dritë.
11- Ai tha: dëshiroj që të më mëshiroj Zoti Ditën e Kiametit, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: bëhu i mëshirshëm ndaj vetes dhe ndaj robërve të Tij Zoti do të mëshiroj Ditën e Kiametit.
12- Ai tha: dëshiroj që të më pakësohen mëkatet, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: shpeshtoje fjalën “Estagfirullah” “kërkoj falje nga Zoti” do të pakësohen mëkatet.
13- Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më fisnik, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: mos iu anko askujt për punët tua do të jesh njeriu më fisnik.

Nga: Hoxhë Vladimir Kera