Çfarë vlere ka të thuhet: Zemrat tona janë me Hysejnin, ndërsa shpatat janë me Jezidin?!
“Në kohën time, kam parë se elita e prijësve të mendimit islam, ose kanë vdekur padrejtësisht, ose të persekutuar, ose të ngushtuar deri sa u është zënë fryma, ose nëse kanë triumfuar me një jetesë të thjeshtë, ka qenë për shkaqe jo të zakonshme, përjashtuese, sikur të ishte e shkruar se:
Njeriu, për sa kohë është prej dijetarëve dhe mendimtarëve të Islamit, përreth tij i vendoset bllokadë, e ai nuk mund të komunikojë me njeri dhe askush tjetër nuk mund të komunikojë me të.
Pra, duhet të mbesë i shkëputur me njerëzit. Nëse ndodh që të përpiqet të lëvizë këtu e atje, arrestohet, burgoset…
P.sh, Xhemaludin Efagani, të jetuarit e tij kanë qenë keq; gjithashtu Muhamed Abdo, El-Kevakibi, Hasan El-Bena, Sejid Kutub, Abdulkadir Avde dhe të tjerë si puna e tyre…
Të gjithë ata, që i kam parë prej vëllezërve, të cilët kanë pasur ide, e që kanë dashur të punojnë këtu apo atje, nuk janë sjellë me ta, veçse sikur të ishin plaçkitës rrugësh. Ymeti është përgjegjës për këtë gjë!
Çfarë vlere ka të thuhet: Zemrat tona janë me Hysejnin, ndërsa shpatat janë me Jezidin?!
Çfarë do të thotë për mua, nëse populli më do, ndërkohë ai më le të vritem?!
_______________________
Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri “Si të sillemi me Kur’anin”