Ai që i shtrinë këmbët nuk i shtrinë duart.

Hoxhë Vladimir Kera

Tregohet se kur mbreti i Egjiptit Ibrahim Muhamed Ali Pasha hyri ne xhaminë e Az’harit njerëzit u ngritën të gjithë në këmbë, ndërsa shikon se hoxha qëndronte i ulur me këmbët e shtrira në një nga kolonat e xhamisë.
Nga kjo pamje ai revoltohet dhe i drejtohet njërit prej oficerëve të tij duke i thënë; merrini këto sasi monedhash ari dhe dërgoi tek hoxha se herën tjetër kur të futem unë do të dijë të lëvizë e të çohet në këmbë.
Menjëherë oficeri shkon ta takojë hoxhën dhe i drejtohet me sasinë e monedhave të arit duke i thënë që mbreti i Egjiptit ua dhuron juve në shenjë respekti.
——
Hoxha i përgjigjet duke i thënë; thuaj mbretit se ai që i shtrinë këmbët nuk i shtrinë duart.

Nga: Vladimir Kera