Ajaxi demolon Borussia Dortmundin, vazhdon rrugëtimin perfekt

Ajaxi ka shënua fitore ndaj Borussia Dortmund (4-0) në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Harkëtarët e nisën ndeshjen në sulm duke rrezikuar disa herë që në start.

Goli erdhi në minutën e 11-të, kur Marco Reus devijoi një goditje drejt portës së tij.

Në minutën e 25-të, Sebastien Haller pasoi te Daley Blind i cili shënoi për 2-0.

Nuk kishte më gola në pjesën e parë, ndërsa as në të dytën nuk munguan ato.

Antony shënoi në minutën e 57-të për 3-0, duke i dhënë fund dilemës së fituesit.

Daley Blind ia ktheu ‘borxhin’ e asistimit Sebastien Hallerit i cili shënoi për 4-0.

Ajaxi tani ka 9 pikë në krye të renditjes së grupit, ndërsa Dormund i dyti me 6 pikë.