Ajri i ndotur: Prishtina nuk është më e para në botë, ja si radhitet sot (Foto)

Që nga dje ka filluar të përmirësohet gjendja e ajrit në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Ndonëse për ditë me radhë Prishtina nuk u largua nga pozitat e para të ranglistës së qyteteve më të ndotura në botë, tashmë ka lëshuar këto pozita, shkruan lajmi.net.

Nga matjet që janë bërë në orën 09:00 rezulton se cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 127 ppm, që cilësohet e pashëndetshme për personat e ndjeshëm.

Kujtojmë, se pas paralajmërimit për protestë për ajrin e ndotur, Komuna e Prishtinës në një konferencë të jashtëzakonshme mori vendim ta ndalojë qarkullimin e veturave brenda qytetit. Pra, sot është dita e dytë që policia nuk po lëjon veturat të qarkullojnë në rrugët kryesore të Prishtinës. /Lajmi.net/