Akil Gjakova dhe Dardan Cena eliminohen nga Grand Slami i Turqisë

Ka përfunduar gara në Grand Slamin e Turqisë në xhudo për dyshen kosovare, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.

Pasi kaloi raundin e parë, Akil Gjakova u eliminua nga xhudisti ukrainas, Vladyslav Kazimirov.

Ndërkohë që në raundin e parë është eliminuar edhe Dardan Cena, transmeton lajmi.net.

Ai u mposht nga xhudisti holandez, Koen Heg.

Të dy xhudistët kosovar u paraqiten në kategorinë deri në 73 kilogram