Akil Gjakova stoliset me medalje të bronztë nga Grand Slami në Paris

Akil Gjakova e vazhdon me sukses udhëtimin e xhudistëve kosovarë në turneun prestigjioz të xhudos, në Grand Slamin e Parisit.

Të shtunën, xhudisti kosovar e fitoi medaljen e bronztë, vetëm një ditë pasi e fitoi të artën Distria Krasniqi.

Akili garoi në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa i fitoi 500 pikë shumë të rëndësishme për renditjen botërore.

Gjakova ishte i suksesshëm dhe pa konkurrencë deri në çerekfinale, kur u përballë me Shakhram Akhadovi i Uzbekistanit.

Pas dhjetë minutash luftë të fortë Gjakova u ndëshkua me dënimin e tretë, duke e vazhduar garën përmes repesazhit.

Në dy luftërat e radhës xhudisti pejan ishte i suksesshëm për t’i siguruar Kosovës medaljen e dytë nga Parisi.

Të shtunën garuan edhe Laura Fazliu dhe Dardan Cena të cilët nuk patën fat dhe u elimininuan herët, ndërsa të dielën do të garojnë edhe Loriana Kuka dhe Shpat Zekaj.