Aksident i rëndë në Gjakovë, lëndohen tetë persona

Një aksidenti trafiku ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Qerim të Gjakovës, si pasojë e aksidentit tetë persona janë lënduar.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

“Po, dy vetura janë të përfshira. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tetë persona. Bëhet fjalë për lëndime të lehta. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë dhe pastaj janë liruar për në shtëpi”, deklaroi Xhurkaj.

Sipas tij shkaktar i aksidenti ka qenë drejtuesi i njërës veturë, i cili ka bërë tejkalim të pasigurt, duke goditur veturën tjetër.

Policia po merret me detajisht me rastin