Aksident i rëndë në Klinë, humbë jetën një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Klinë.

Në këtë aksident një person ka humbur jetën ndërsa katër të tjerë janë lënduar.Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar nga Zyra e Policisë së Pejës, Driton Rugova.

“Aksidenti ka ndodhur në Klinë, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa një person ka humbur jetën, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se njësitet policore janë duke u marrë me rastin.