Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Ferizaj, vdes një grua

Aksidentet me fatalitet në Kosovë nuk kanë të ndalur.

Një i tillë ka ndodhur edhe sot në rrugën Gjilan-Ferizaj, ku e vdekur ka mbetur një grua.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në orët e hershme, dhe se po ashtu një fëmijë ka mbetur i lënduar.

“Fatkeqësisht ka ndodhur një aksident në rrugën Gjilan- Ferizaj afër fshatit Partesh. Viktima është një femër ndërkaq që i lënduar ka mbetur një fëmijë që është dërguar në Spital për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë ai.