Aksident në Merdare, një i vdekur dhe tetë të lënduar

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Merdare.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnatës në rrugën Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në fshatin Merdare.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tetë persona.