Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen pesë persona

Pesë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:50, në fashitin Vragoli të Fushë Kosovës.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 17:50 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku. Ne këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se njësia policore e trafikut është marrë me rastin.