Aksident trafiku në Prishtinë, pesë të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në këtë aksident që ka ndodhur paraditen e së dielës janë përfshirë dy vetura.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.

“Rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve ‘Ukshin Hoti’-‘Robert Doll’ , në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.  Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.  Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.