Policia në Ferizaj ka kryer sot disa bastisje ku ka arrestuar disa persona.
Për aksionin ka njoftuar vet Policia e Kosovës teksa edhe ka thirrur konferencë për media për të dhënë detaje më të hollësishme rreth tij, shkruan lajmi.net.
“Policia, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, mbi bazën e disa informacioneve ka realizuar një aksion të suksesshëm në rajonin e Ferizajt, ku janë bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar disa persona”, thuhet në njoftim.
Konferenca do të mbahet në orën 10:00.