Aksion i Policisë në Shqipëri: Mbi 200 të të arrestuar sekuestrohet kokainë e para

Mbi 200 persona janë arrestuar nga megaoperacioni i madh Policisës së Shtetit i shtrirë në gjithë territorin e vendit.
Një operacionin antidrogë është duke u zhvilluar nga policia e Tiranës, Sektori i Antidrogës, nën drejtimin e prokurorisë së kryeqyteti për të goditur shpërndarësit e lëndës narkotike. Sipas burimeve janë lëshuar në total vetëm për qytetin e Tiranës janë lëshuar 120 urdhër arreste. Deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar në polici mbi 70 persona.

Personat e arrestuar i përkasin disa grupeve kriminale. 8 persona, veç këtyre 120 që është lëshuar urdhër-arresti sot janë arrestuar që më herët në operacione të mëparshme.