Aksion i madh i Policisë, arrestohen 11 të dyshuar për trafikim me fëmijë

Policia e Kosovës në fokus të angazhimeve të saj policore ka identifikimin e fëmijëve lëmoshëkërkues si viktima të mundshme të trafikimit dhe luftimi i dukurisë së keqperdorimit të fëmijëve në përgjithësi.

Në kuadër të këtij fushëveprimi, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së, bazuar në një plan të veçantë operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmoshëkërkues si viktima të mundshme të trafikimit” të implementuar nga data 06.11.2017 deri me datën 10.11.2017, nga të gjitha njësitë e kësaj drejtorie dhe akterët tjerë relevantë, si: prokuroritë në rajonet përkatëse, qendra për punë sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj dhe stacionet policore, ka arritur rezultatet si në vijim:

Identifikimi i 21 fëmijëve lëmoshëkërkues, prej tyre 13 shtetas kosovarë dhe 8 shtetas shqiptarë,

Identifikimi i 19 lëmoshëkërkuesve të rritur, prej tyre 9 shtetas kosovarë dhe 10 shtetas shqiptarë, të arrestuar gjithsej 11 persona të dyshuar.

Aksion i madh i Policisë, arrestohen 11 të dyshuar për trafikim me fëmijë