Aktakuzë kundër dy serbëve për krime të lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë kundër dy të pandehurve me inicialet D.M dhe Z.K., të nacionalitet serb, për krime lufte kundër popullatës civile të nacionalitetit shqiptar, raporton teve1.info

Sipas komunikatës për medie të Prokurorisë, të dyshuarit, gjatë kohës se luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë, ushtrisë dhe paramilitarë serb, të veshur me uniformë të policisë dhe të armatosur, me vetëdije dhe qëllim, duke vepruar sipas planit dhe urdhrave të eprorëve të tyre, kanë marrë pjesë direkt në sulmin kundër popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se të pandehurit, Z.K dhe D.K., gjatë kohës se luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë, ushtrisë dhe paramilitarë serb, të veshur me uniformë të policisë dhe të armatosur, me vetëdije dhe qëllim, duke vepruar sipas planit dhe urdhrave të eprorëve të tyre, kanë marrë pjesë direkt në sulmin kundër popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë. Më këtë në bashkëkryerje Z.K dhe D.K., kanë kryer veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullatës civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës nga neni 146 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3 të KPRK-së, ndërlidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.