Aktivistë dhe organizata për të drejtat e njeriut u kanë dërguar një apel anëtarëve të Kongresit Amerikan, duke kërkuar veprim urgjent për të ndaluar mbështetjen për krimet e vazhdueshme në Gaza, përmes mbështetjes së projektligjit “Block the Bombs Act”.
Ky projektligj, i paraqitur më 5 qershor nga kongresistja Dalia Ramirez dhe më shumë se 20 ligjvënës të tjerë, synon të ndalojë menjëherë eksportin e bombave amerikane që po përdoren në Gaza.
Nëse miratohet, projektligji do të ndalojë transferimin e armëve ofensive drejt Izraelit dhe do të kërkojë përputhshmëri me ligjin amerikan dhe ndërkombëtar.
Protestuesit gjithashtu u bënë thirrje anëtarëve të Kongresit të veprojnë menjëherë për të mbrojtur ekipin e Flotilës së Lirisë dhe ndihmat humanitare të destinuara për Gazën, duke theksuar se dërgimi i ushqimit dhe barnave nuk është krim, por një detyrë njerëzore. /mesazhi







