Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Aktivistja e klimës Greta Thunberg shpreh solidaritetin me Palestinën

Aktivistja e klimës Greta Thunberg shpreh solidaritetin me Palestinën

“Bota duhet të flasë dhe të bëjë thirrje për armëpushim të menjëhershëm, drejtësi, liri për palestinezët dhe të gjithë civilët e prekur,” thotë aktivistja 20-vjeçare.

Aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg shprehu mbështetjen e saj për popullin palestinez pasi konflikti i fundit në Gaza vazhdon për dy javë.

“Java 270. Sot ne godasim në solidaritet me Palestinën dhe Gazën. Bota duhet të flasë dhe të bëjë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, drejtësi dhe liri për palestinezët dhe të gjithë civilët e prekur,” tha Thunberg në X.

Mesazhi shoqëronte një fotografi të Thunberg dhe tre vajzave tjera që mbanin postera pro-palestinez, ku shkruhej: “Palestine e lirë”, “Ky çifut qëndron me Palestinën” dhe “Qëndroni me Gazën”.

Në fillim të kësaj jave, 20-vjeçarja u akuzua nga policia britanike pasi u arrestua në një demonstratë jashtë një hoteli në Londër, ku po zhvillohej një konferencë e naftës dhe gazit.

Ajo u lirua me kusht dhe do të dalë në gjykatë më 15 nëntor. /mesazhi