Aktorja e njohur e Hollivudit thotë se femrat në filma përdhunohen gjithmonë

Mënyra se si trajtohen femrat  në Hollywood vazhdon të mbetet një temë e nxehtë. E fundit që ka ngritur zërin është Keira Knightley. Në një intervistë për Vanity Fair, aktorja tha se përpiqet të qëndrojë larg filmave ngjarjet e të cilave zhvillohen në kohët modern, pasi “personazhi femër thuajse gjithmonë përdhunohet”.

“Nuk më duket aspak e hijshme si portretizohen femrat, nga ana tjetër frymëzohem jashtëzakonisht me personazhet e historisë që më janë ofruar,” tha 32 vjeçarja.

Knightley vazhdon më tutje duke thënë se  ndihet shumë mirë kur luan role femrash inspiruese dhe që nuk janë në skenar vetëm për t’u përdhunuar apo për të qenë e dashura ose bashkëshortja e dikujt. Këtu aktorja i referohej rolit të saj të fundit në filmin Colette, ku personazhi është një grua që kapërcen barrierat gjinore në Francën e viteve ’80.

Keira ka aktruar në disa filma që lidhen me Weinstein Company si Begin Again dhe The Imitation Game. E pyetur për Harvey Weinstein, ajo përgjigjet se marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë profesionale dhe as nuk ishte në dijeni të akuzave ndaj tij.