Al Thani dhe Sisi diskutojnë përpjekjet e ndërmjetësimit për armëpushim në Gaza

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, kanë diskutuar përpjekjet e përbashkëta ndërmjetësuese për të arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Këshilli i Emirateve të Katarit njoftoi se Al Thani dhe Sisi mbrëmë kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Në bisedë thuhet se janë trajtuar “zhvillimet në lidhje me situatën në Rripin e Gazës dhe territoret e pushtuara palestineze, gjendja e të burgosurve dhe të paraburgosurve, hyrja e ndihmave humanitare, përpjekjet e përbashkëta ndërmjetësuese për arritjen e një marrëveshjeje të menjëhershme dhe të përhershme të armëpushimit në Gaza, si dhe marrëdhëniet dypalëshe dhe mënyrat për t’i zhvilluar ato”.

Të dy liderët gjithashtu theksuan “nevojën për të intensifikuar përpjekjet ndërmjetësuese në fazën tjetër, në bashkëpunim me të gjithë partnerët rajonal dhe ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe për t’i dhënë fund vuajtjeve të civilëve”.