Alarm i rrejshëm, hiqen shiritat rreth Rektoratit

Policia ka hequr shiritat që rrethuan objektin e Rektoratit të UP-së të martën.

Njësitë policore në orët e pasdites rrethuan vendin sipas një njoftimi nga stafi i rektoratit se kishin pranuar mesazh kërcënues për bombë.

Në oborrin e Rektoratit më vonë arriti edhe njësiti anti-bombë.