Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Alarm për bombë në Moskë, evakuohen mbi 30 mijë njerëz

Alarm për bombë në Moskë, evakuohen mbi 30 mijë njerëz

Për shkak të alarmit për bomba në të gjithë Moskën u evakuuan mbi 30 mijë njerëz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia ruse e lajmeve, duke u thirrur në informacionet e pjesëtarëve të forcave të sigurisë, raportuan për lajmërimet, siç pretendohet, se do të kryhen sulme me bomba në mbi 130 objekte, në mesin e të cilave janë qendrat tregtare, spitalet, shkollat, universitetet dhe institucionet publike.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë kontrollojnë objektet ndërsa lajmërimet u dërguan me postë elektronike.

Hetohen pretendimet nëse posta është dërguar nga vende të huaja.