Alarmante, Prishtina tejet e rrezikuar nga ndotja e ajrit – ja gjendja aktuale (Foto)

Ndonëse ishte paralajmëruar ndotje e madhe e ajrit në Shkup të Maqedonisë, nivelin më të lartë të ndotjes po e mban Prishtina.

Nga qytetet e mëdha të cilat janë përmbledhur në një listë ku rradhiten ato me ajrin më të papastër, Prishtina po qëndron në vendin e pestë, shkruan Indeksonline. Kështu tregojnë statistikat të cilat janë publikuar para një ore.

Kujtojmë se niveli i lartë i ndotjes së ajrit është raportuar të jetë rritur si shkak i termocentraleve, makinave, si dhe ngrohjes me thëngjill, shkruan Indeksonline.