Albin Kurti: Nuk jemi në mesjetë, nuk ka shkëmbim territoresh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se dëshiron që dialogu të zhvillohet për të drejtat dhe nevojat e qytetarëve.

Në një intervistë të dhënë për median kroate, “Veçernji List”, Kurti tha se “nuk jemi në mesjetë e për këtë as nuk do të ketë shkëmbime territoresh”.

“Është në natyrën e autokratëve të mendojnë se mund të shkëmbejnë territore sikur të ishin pronë e tyre. Nuk jemi në mesjetë, me monarkë që i konsiderojnë territoret e shtetit si vendin e babait apo monarkut, dhe populli si familje e atij që sundon”, tha Kurti.

Ndër të tjerash kryeministri i vendit tha se populli i Kosovës nuk e do shkëmbimin e territoreve teksa sipas tij këtë e do vetëm presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ne jemi Republikë Demokratike edhe kjo është arsyeja pse i fitova zgjedhjet sepse populli i Kosovës nuk e do një gjë të tillë. Mendoj se serbët nuk e duan një gjë të tillë dhe se atë e dëshiron vetëm presidenti i Serbisë. Edhe shqiptarët kanë zgjidhje territoriale, por ai dëshiron ‘boshnjakëzimin’ e Kosovës, në formën e një etniteti autonom serb brenda Republikës sonë, për të na bërë shtet jofunksional dhe nuk e bëri dhe kjo nuk do të ndodhë”, shtoi kryeministri Kurti.